KFOR-i dhe FSK-ja dhurojnë pajisje mbrojtëse për Covid-19 për komunën e Mitrovicës

12 nëntor 2020 | 14:06

Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe KFOR-i Gjerman, kanë dorëzuar të enjten donacionin me pajisje mbrojtëse mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Të pranishëm me rastin e dorëzimit të këtij donacioni ishin nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneralmajor, Enver Cikaqi, si dhe Frank Best, gjeneral brigade njëkohësisht drejtor i NALT-it.

Me këtë rast nënkryetari Mujka ka falënderuar përfaqësuesit e FSK-së dhe të KFOR-it për dhurimin e këtij donacioni mjaft të nevojshëm për përballimin e kësaj situate, duke thënë se ky material do ta lehtësojë punën e stafit shëndetësor në QKMF, të cilët gjenden në vijën e parë të frontit për menaxhimin e këtij virusi.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, e ka vlerësuar si shumë të dobishëm këtë donacion për kujdesin parësor shëndetësor, duke theksuar që Drejtoria e Shëndetësisë është e përkushtuar që së bashku me qytetarët të ruaj shëndetin publikë.

Ky donacion përmban pajisje mbrojtëse mjekësore; maska të llojeve të ndryshme, doreza, rroba, mburoja për fytyrë, kapele kirurgjike, si dhe materiale tjera përcjellëse në vlerë prej 10 mijë euro.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Morena Taraku duket se i ka dhënë fund lidhjes…