KFOR-i ia dhuron Policisë së Kosovës 22 ozonifikatorë

16 shtator 2020 | 13:09

Policia e Kosovës ka pranuar sot një donacion nga regjimenti MSU Karabinieri-KFOR, i cili ka të bëjë me dhurimin e njëzet e dy (22) ozonifikatorëve, të cilët do të jenë në dispozicion të përdorimit nga ana e Policisë së Kosovës.

Akti i dorëzimit të donacionit u bë nga kolonel Enio Simone, Komandant i Regjimenti të MSU Karabinieri, tek drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, i cili ka falënderuar komandantin e MSU-së për donacionin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që MSU-ja ka bërë ndaj Policisë së Kosovës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Korrektuese Dubravë dhe në Qendrën Korrektuese Lipjan ka…