KFOR-i: Jemi në kontakt me autoritetet e sigurisë së Kosovës dhe Serbisë

13 dhjetor 2022 | 22:36

Përfaqësues të KFOR-it në Kosovës, kanë thënë se janë në kontakt të ngushtë me përfaqësues të forcave të Kosovës dhe ato të Serbisë.

Në një përgjigje për Reporterin, KFOR-i nuk janë deklaruar nëse do të ndërhyjnë për heqjen e barrikadave në veri ose jo, mirëpo, theksojnë se janë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“KFOR vazhdon të jetë jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të aftë të implementojë mandatin e saj të OKB-së për të mundësuar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Kjo përfshin patrullat e zgjeruara në veri të Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Përpos Policisë dhe EULEX-it, për ta parandaluar eskalimin e situatës, KFOR thekson se është në kontakt me forca të sigurisë të të dy palëve, ato të Kosovës e të Serbisë.

“Komandanti i KFOR-it vazhdon të jetë në kontakt me homologët e tij, përfshirë përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë të Kosovës, si dhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zelanda e Re do ta ndalojë duhanin duke nisur nga…