KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

02 prill 2026 | 16:08

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim të KFOR-it, zhvilluan stërvitje me helikopterë me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet avionëve dhe trupave tokësore në Camp Villaggio Italia në Pejë.

KFOR-i, përmes një postimi në “Facebook”, potencoi se këto aktivitete janë të fokusuara në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe skenarët emergjent.

“Personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situative, duke pasqyruar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arnold Schwarzenegger u kthye në Belfast, dekada pasi vizitoi për…