Çitaku: Kompromisi për LV-në është fjalë e ndytë

02 prill 2026 | 15:46

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë për medie se për Lëvizjen Vetëvendosje “kompromisi” futet në fjalorin e “fjalëve të ndyta”.

Kështu ka deklaruar ajo pyetur për çështjen e presidentit, i cili duhet të zgjidhet më së largu deri në fund të muajit prill ose vendi shkon në zgjedhje.

Çitaku ka thënë se vështirë se do të gjendet pajtim me Vetëvendosjes refereruar edhe moskalimit të propozim/rezolutës së PDK-së për “shtrembërimin” historik të fakteve në ekspozitën e Shkëlzen Gashit.

“Tash e një kohë të gjatë nga LV-ja dhe nga shumica parlamentare që e kemi sot kompromisi shihet si dobësi e marrëveshja si fjalë e ndyrë, dhe mirë, saktë e keni, kur ne nuk kemi parë sot vullnet politik nga Lëvizja Vetëvendosje për tu pajtuar për një çështjeje e cila nuk do të duhej të kishte fare diskutim, është e vështirë të besojmë që ka vullnet politik për tu pajtuar për çështje të tjera”, ka theksuar  Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…