KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Gjakovë

19 gusht 2025 | 08:49

Ushtarë të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale – Lindje në kuadër të KFOR-it, kanë ndihmuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në përballjen me zjarret që kanë përfshirë komunën e Gjakovës.

Siç njofton KFOR-i në Facebook, dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk, të pajisur me kova speciale për ujë (Bambi Buckets), hodhën ujë disa herë për të ndihmuar në vënien nën kontroll të zjarreve që rrezikonin komunitetet lokale dhe infrastrukturën.

“Gjatë një operacioni pesëorësh, ekuipazhet kryen 12 hedhje, duke shpërndarë mbi 2,500 litra ujë në zonat e prekura”, tha KFOR-i.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se ky aksion dëshmon aftësinë e tij për të reaguar me shpejtësi ndaj emergjencave, brenda kapaciteteve të tij, si dhe përkushtimin e vazhdueshëm për mbrojtjen e komuniteteve lokale dhe mbështetjen e autoriteteve civile në Kosovë. /Klankosova.tv

Pamje nga ajri mbi Gjakovë, ku zjarri kishte përfshirë territor të madh. Veç Agjencisë për Emergjence, për shuarjen e zjarreve u angazhua edhe KFOR-i. Foto: KFOR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, sot feston ditëlindjen e 79.…