KFOR-i turk interesohet për situatën me koronavirus dhe menaxhimin e saj në Gjilan

26 mars 2020 | 15:34

KFOR-i turk në Gjilan sot ka qëndruar në Qendrën Operative Emergjente ku është interesuar për menaxhimin që Komuna e Gjilanit është duke bërë me të gjitha ekipet e saj ndër-institucionale për parandalimin e koronavirusit.

Në këtë takim, KFOR-i është informuar për veprimet që Gjilani ka marrë nën kryesimin e kryetarit Haziri me të gjitha institucionet relevante.

Fadil Kajtazi, Naser Korça e Deniza Limani, kanë potencuar angazhimin që është duke u bërë që nga intervenimet e shëndetësisë primare e deri në nivelin më të lartë të shëndetësisë në Spitalin Regjional dhe Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik, duke qenë të mbështetur edhe nga Policia e Kosovës, FSK, inspektorët komunal dhe ekipi i gjerë nga Drejtoritë dhe ndërmarrjet regjionale e komunale.

Gjithashtu, është potencuar edhe angazhimi i kryetarit, Lutfi Haziri, që ka marrë për koordinim dhe bashkëveprim në nivelin regjional, që nga Hani i Elezit e deri në Kamenicë.

“U tha, gjithashtu, se deri më tani gjendja është menaxhuar në bazë të ligjit, rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor dhe vendimit të kryetarit Haziri, duke besuar se me mbështetjen qytetare e cila është në nivelin maksimal dhe të komunitetit të biznesit, kjo gjendje do të tejkalohet dhe gjithçka do të kthehet në normalitet”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të…