Khamenei: Arabia Saudite tradhtoi Palestinën

20 maj 2020 | 14:09

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se disa vende arabe dhe Arabia Saudite kanë tradhtuar Palestinën duke mbështetur Izraelin.

Në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”, Khamenei ka vlerësuar se popujt në këto vende nuk do ta tolerojnë këtë tradhti, transmeton Anadolu.

“Sot disa shtete të Gjirit Persik kanë kryer tradhtinë më të madhe ndaj historisë së tyre dhe botës arabe. Tradhtuan Palestinën duke mbështetur Izraelin. A do të lejojnë popujt e këtyre kombeve këtë tradhti të liderëve të tyre?”, ka shkruar Khamenei.

Në një mesazh tjetër, ai ka vendosur drejtpërdrejt në objektiv Arabinë Saudite.

“Marrëdhëniet e dukshme të sauditëve me regjimin cionist (Izraelin) janë në kuptimin e plotë një thikë që godet pas shpine Palestinën dhe vendet islame. Sauditët kanë bërë një veprim të madh tradhtie. Ata janë fajtorë, por brenda kësaj janë madje edhe SHBA-të”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot…