Khamenei: Do të hakmerremi për iranianët e vrarë
12 mars 2026
| 14:57
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka thënë se Irani nuk do të hezitojë të “hakmerret për gjakun e iranianëve” që janë vrarë.
Kjo vlen sidomos për rastin në Minab, ku një sulm amerikan pranë një shkolle vrau 168 persona, përfshirë rreth 110 fëmijë.
Irani thotë se shkolla u godit nga një raketë amerikane, por ShBA-të kanë mohuar përgjegjësinë ndërsa po hetojnë, shkruan “BBC”.
Mojtaba Khamenei u emërua si udhëheqësi i ri suprem i Iranit më 8 mars.
Ai është pasardhësi i babait të tij, Ali Khamenei, i cili është vrarë në ditën e parë të luftës mes ShBA-së dhe Iranit, më 28 shkurt.
Që nga emërimi i tij, ai nuk është parë në televizionin shtetëror dhe mesazhi i tij u lexua me zë nga prezantuesi.



