Trumpi minimizon rritjen e çmimeve të naftës: Kështu ShBA-ja bën shumë para

12 mars 2026 | 15:21

Presidenti amerikan, Donald Trump është përpjekur ta minimizonte rritjen e çmimeve të naftës dhe paqëndrueshmërinë e tregut të lidhur me konfliktin me Iranin të enjten, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara përfitojnë kur çmimet e energjisë rriten, raporton “CNN”.

“Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh i naftës në botë, me shumë diferencë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne bëjmë shumë para. Por, me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si president, është ndalimi i një perandorie të keqe, Iranit, nga posedimi i armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, në të vërtetë, i botës. Unë nuk do ta lejoj kurrë që kjo të ndodhë!”, ka shkruar Trump në një postim në “Truth Social”.

Komentet e Trumpit kanë ardhur ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se bota mund të përballet me “ndërprerjen më të madhe të furnizimit në historinë e tregut global të naftës” mes intensifikimit të sulmeve iraniane ndaj rrugëve të transportit detar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto ditë nga Shtëpia Botuese Xanthippe Verlag në Cyrih të…