Khani bën thirrje për referendumin e dytë për marrëveshjen e Brexitit

16 shtator 2018 | 14:09

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka bërë thirrje për një referendum të ri lidhur me anëtarësinë e Britanisë në Bashkim Evropian, duke theksuar se negociatat që po zhvillon kryeministrja janë kthyer në konfuzion dhe po e çojnë vendin drejt hapave shkatërrues.

Britania pritet të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars të vitit 2019. Por, me planin e kryeministres britanike Theresa May që nuk u pranua ende, disa ligjvënës duke përfshirë edhe përfaqësues biznesesh, po vazhdojnë të diskutojnë se populli duhet të ketë fjalën e fundit për çdo bashkëpunim me Bashkimin Evropian, raporton “Rel”.

May ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të dytë, pas votimit në referendumin e parë që solli ndarjen nga BE-ja. Ajo shtoi se anëtarët e Parlamentit mund të votojnë nëse pranojnë ndonjë marrëveshje finale.

Por, me kohën që po kalon për Londrën dhe Brukselin për të arritur një marrëveshje për Brexitin, qeveria britanike po përgatit plane për një Brexit pa marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka bërë thirrje për një…