Khedira prezantohet te Hertha

01 shkurt 2021 | 22:53

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Sami Khedira, është futbollist i ri i Hertha Berlinit. Skuadra gjermane të hënën mbrëma ka prezantuar Khediran si lojtar të ri. 33-vjeçari është transferuar nga Juventusi, ndërsa do të mbaj fanellën me numër 28.

Khedira kthehet në Bundesligë pas më shumë se dhjetë vjetësh. Deri në vitin 2010 kishte luajtur për Stuttgartin e më pas për pesë vjet ishte te Real Madridi. Prej vitit 2015 ka luajtur për Juventusin. Khedira i ka 77 ndeshje për Gjermaninë.

“Me Sami Khediran kemi një top-lojtar që ka qenë në skuadrat më të mëdha evropiane. Ai do të na ndihmojë menjëherë me përvojën e fituar duke luajtur në Ligën e Kampionëve, Serie A dhe La Liga”, ka thënë drejtori sportiv i Herthas, Arne Friedrich.

“Ndihem shumë mirë fizikisht dhe me përvojën që kam do të ndihmoj Herthan për më shumë sukses sportiv”, ka thënë Khedira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Arb Manaj ka ndërruar sërish skuadër, këtë herë është…