KHF Ferizaj kualifikohet në finale

17 maj 2024 | 11:16

Ferizaj është skuadra e dytë finaliste e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në gjysmëfinale, Ferizaj e eliminoi Prishtinën. Ferizajasat i shënuan dy fitore bindëse.

Fitoren e dytë, Ferizaj e realizoi të enjten pasdite në kryeqytet me rezultat 49:24. Dallimi në cilësi ishte i madh dhe u konfirmua që në pjesën e parë që përfundoi 23:5.

Anja Bojaniq i shënoi 11 gola për Ferizajn, kurse 10 i kishte Luljeta Sopjani. Me 8 gola ndeshjen e përfundoi Elsa Kongjeli. Te Prishtina nga 6 gola i shënuan Arona Krasniqi e Enea Ajvazi.

Në finale, Ferizaj takohet me Istogun, kampionin aktual. Ferizaj e ka fituar Kupën e Kosovës javë më parë. Ndeshja e parë finale zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryediplomatja Donika Gërvalla janë…