Khloe Kardashian ‘s’po gjen fytyrën e duhur’ shfaqet sërish me një të re

30 qershor 11:07

Tani duket se u mësuam me fytyrat e ndryshme të Khloe Kardashian.

Ajo ndezi debat të madh në publik pak ditë më parë, kur u shfaq në një foto krejt ndryshe nga Khloe që jemi mësuar të shohim.

Komentet vërshuan në foton e saj dhe “kritikët e rrjetit” thuajse e kryqëzuan për shndërrimin në pamje, edhe pse për ta ishte e paqartë nëse ishte për shkak të përdorimit të tepruar të fotoshopit apo Khloe ka kryer ndonjë ndërhyrje estetike.


Ndërsa Khloe i dha një shpjegim tjetër transformimit të saj, duke iu përgjigjur me ironi një fansi se “kryen transplante fytyre të përjavshme”.

Në fakt, tani po fillojmë ta besojmë këtë gjë, sepse Khloe na ka çuditur sërish me një foto ku duket si kushdo, veçse si Khloe.


Në festën e ditëlindjes së saj, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është shfaqur me një pamje të re. Ndryshe nga si e kemi parë vitet e fundit, Khloe i ka errësuar flokët.


Megjithatë, nuk besojmë se fakti që ajo duket tjetër njeri ka të bëjë me flokët. Në fytyrën e Khloe diçka ka ndryshuar, sërish nuk e dimë a është efekti i fotoshopit apo ndërhyrjeve estetike.

Dhe nëse e keni harruar si dukej ajo dikur, ja dhe një foto thjesht për t’jua rikujtuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një lloj të ri  gripi…