Kica-Xhelili: Propaganda, demagogjia dhe shkeljet kushtetuese nuk kanë mbështetje
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar në lidhje me dështimin e votimit të qeverisë Kurti 3, e cila nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se nuk gjen mbështetje, propaganda dhe demagogjia.
Postimi i plotë:
Veni, vidi, mentitus sum! ~ realiteti politik i Kurtit.
Bllokada, vonesa, demagogji, vendime të paligjshme, shkelje kushtetuese, propagandë, e në fund seancë ku dëshmoi që ai është saktë ajo që ai nuk e thotë.
Ajo gjuhë nuk ka mbështetje. Ajo demagogji nuk gjen numra. Ajo mendësi nuk ka të ardhme.
Në krejt këtë rrëmujë, mandatari Kurti kishte shkuar aq larg sa ta kopjonte planin e LDK: Ministri të Familjes; të Digjitalizimit; ndarje të Infrastrukturës nga Planifikimi etj.
Ta kopjojnë edhe munden, por për t’a zbatuar i duhen njerëzit profesional, racional, me mendësi progresi e jo përçarëse – që këta NUK i kanë.
In proximo nostro proelio



