Fatmir Spahiu: E pranova ftesën për ministër
26 tetor 2025
| 12:46
Aktori i njohur Fatmir Spahiu, me anë të një reagimi në “Facebook”, ka thënë se ai ishte njëri nga ministrat e propozuar, konkretisht për dikasterin e kulturës, por që qeveria nuk u votua.
“Para do dite pra edhe me një konfirmim pozitiv nga ana ime, sot në mëngjes, duke pas bindje të plotë se do ta kry mirë këtë punë, i konfirmova kryeministrit Kurti se do të pranoj ftesën për pozitën ministër i Kulturës dhe Turizmit. Pavarësisht që nuk u votu, e falënderoj zotin Kurti që tek unë ka pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë”, ka shkruar ai.



