
‘Kicker’: Rashica, ndër sulmuesit më të mirë në Bundesliga
09 janar 2020
| 17:48
Çdo gjashtë muaj “Kicker” lanson renditjen e lojtarëve më të mirë në Bundesliga në kategori të ndryshme.
Aty është shpallur edhe lista me sulmuesit më të mirë të gjysmës së parë të edicionit 2019/20. Në sy bie edhe prania e sulmuesit nga Kosova, Milot Rashica. Futbollisti i Werder Bremenit është renditur në vendin e katërt. Para tij janë Robert Lewandowski, Timo Werner dhe Marcus Thuram.
Ndryshe, këtë edicion me Werder Bremenin ka qenë më i miri. Në 15 ndeshje në të gjitha garat, vushtrriasi ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime.