Zëdhënësi i Vetëvendosjes i reagon kryetares së AGK-së

09 janar 2020 | 17:46

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetares së Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Gentiana Begolli, e cila ka kërkuar nga LV-ja dhe LDK-ja që t’i trajtojnë dinjitetshëm gazetarët gjatë përcjelljes se takimeve për çështjen e koalicionit qeverisës.

Manxhuka ka thënë se konstatimet e Begollit janë të paqëndrueshme.

“Reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashtë objektit të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqëndrueshëm. Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim”, ka shkruar Manxhuka në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, konfirmon se kanë…