Xhudo nis përgatitjet për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

09 janar 2020 | 17:27

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, konfirmon se kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri. Ai ka publikuar foto të stërvitjeve në Kampin Olimpik, në Austri.

“OTC Mittersil 2020… Distria Krasniqi në aksion në Kampin Olimpik në Austri! Ekipi ynë olimpik i nis përgatitjet në vitin e ngjarjes më të madhe sportive sivjet në Tokio”, ka shkruar Kuka në profilin e vet në “Facebook”. Kosova kërkon të marrë pjesë me disa xhudistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje…