Kiçmari: Mendjet racionale në LV dhe LDK arritën të vijnë në shprehje

02 shkurt 2020 | 12:31

Sabri Kiçmari nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se më në fund mendjet racionale në Vetëvendosje dhe LDK kanë arritur të vijnë në shprehje, duke arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Sipas tij, interesi kombëtar, shtetëror dhe shoqëror është më i rëndësishëm sesa interesi partiak.

“Më në fund ndodhi: Mendjet racionale në LV dhe LDK arritën të vijnë në shprehje. Interesi kombëtar, shtetëror dhe shoqëror është më i rëndësishëm se sa interesi partiak. Synimet maksimaliste i lëshuan vendin pragmatizmit racional”, ka shkruar Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik prof. dr. Hakif Bajrami (Ose rrëfimet e Zahirit, Hakifit…