Kiçmari: Nominimi i Antony Blinkenit për Sekretar të Shtetit të ShBA-së, lajm i mirë për shqiptarët

24 nëntor 2020 | 12:22

Ish-ambasador i Kosovës në Australi dhe në Austri, Sabri Kiçmari, ka thënë se nominimi i Antony Blinkenit për Sekretar të Shtetit të ShBA-së, është një sinjal i qartë se presidenti i zgjedhur Joe Biden do të ndjek një kurs krejt tjetër nga Administrata e presidentit Donald Trump, raporton “Epoka e re”.

Sipas Kiçmarit, Blinken do ta rikthejë politikën e bashkëpunimit me partnerët tradicionalë të ShBA-së dhe me këtë edhe do ta rikthejë rolin udhëheqës të ShBA-së në nivel global përmes vlerave euroatlantike.

“Blinken përshkruhet si njeri shumë i matur, i përmbajtur, i orientuar drejt qëllimit dhe me mjaft përvojë në politikën e jashtme. Emërimi i Sekretarit të ri të Shtetit Antony Blinken është lajm i mirë edhe për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Ai e njeh shumë mirë vendin tonë, ka qenë në mbështetje të drejtpërdrejtë të etablimit të Republikës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka punuar ngushtë me presidentin Biden në të kaluarën”, ka shkruar Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëra nga basketbollistet më të dalluara të Bashkimit dhe Superligën…