Kievi i kërkon Moskës të tërhiqet nga Çernobili pas rrezikut për shpërthime

30 mars 2022 | 12:00

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se forcat ruse që kanë marrë nën kontroll centralin e çmontuar bërthamor të Çernobilit duhet të tërhiqen nga ajo zonë, pasi forcat e armatosura ukrainase kanë paralajmëruar se mund të ketë shpërthim të municioneve.

“Ne kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së që menjëherë të marrë masa për çarmatosjen e zonës së ndaluar dhe të vendoset një mision i posaçëm i OKB-së aty për të zhdukur rrezikun e përsëritjes së një katastrofe bërthamore”, ka thënë ajo përmes një videoje të postuar më 30 mars në rrjetin social, “Telegram”.

Stafi ukrainas ka vazhduar që të operojë me centralin e Çernobilit edhe pasi forcat ruse morën kontrollin e tij më 24 mars, në ditën kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Musli Gucati, djali i kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka…