Kim Jong-un i kërkon partisë të përgatitet për luftë

28 dhjetor 2023 | 08:15

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka kërkuar partisë së tij që t’i përshpejtojë përgatitjet për luftë, duke përfshirë këtu edhe programin bërthamor të vendit.

Lajmi vjen vetëm një javë pas paralajmërimit të tij se Pheniani nuk do të hezitonte të niste një sulm nëse “provokohet” me armë bërthamore.

“Kim e bëri këtë thirrje bazuar në një analizë të thellë të situatës serioze politike dhe ushtarake në Gadishullin Korean, e cila ka arritur një pikë ekstreme të paprecedentë në histori për shkak të lëvizjeve konfrontuese të Shteteve të Bashkuara dhe forcave të saj vasale” raporton agjencia e lajmeve KCNA.

Që nga shtatori, regjimi i Kim Jong Un ka testuar raketa balistike dhjetëra herë, duke rritur tensionet në nivelin më të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për…