Kim Jong Un zbriti në Rusi, do të diskutojë për çështje “të ndjeshme” me Putinin

12 shtator 2023 | 08:51

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbërriti sot me tren në Rusi, ku në ditët në vijim do të diskutojë “çështje të ndjeshme” me presidentin rus Vladimir Putin, tha zëdhënësi i Kremlinit, siç raporton Ria Novosti.

Kim Jong Un është planifikuar të flasë me presidentin rus gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Samiti me Putinin do të mbahet në ditët në vijim diku në Lindjen e Largët Ruse, sipas agjencisë.

Moska nuk e specifikoi datën apo vendndodhjen e takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra persona dyshohet se kanë vdekur pas stuhive të fuqishme…