Kim Kardashian bëhet me Cybertruck, i çon fëmijët në shkollë me veturën e re të Teslas

22 shkurt 2024 | 12:40

Miliarderja amerikane, Kim Kardashian, ka shtuar në flotën e veturave të saj edhe Cybertruckun e Tesla-s, sipas një imazhi të publikuar në Insta Story, duke u treguar ndjekësve të saj se kishte çuar fëmijët e saj në shkollë me “bishën” e re të Tesla-s.

Ylli i familjes Kardashian ekspozoi veturën më të fundit, duke publikuar dy imazhe të kamionçinës Cybertruck që ishte lansuar në muajin nëntor për tregun amerikan, shkruan PageSix.

Miliarderja 43-vjeçare, e parkoi veturën e shtrenjtë në një parking të jashtëm derisa përmes një përshkrimi tregoi se po përdorte si “makinë familjare”.

Kim Kardashian e cila është themeluese e brendit “Skims” posedon një sërë makinash luksoze.

Cybertruck-u është më i fundit në flotën e saj të veturave dhe ka vetëm pak muaj që është lansuar për tregun amerikan.

Kamionçina e brendit Tesla në pronësi të titanit të teknologjisë Elon Musk, vjen në tre versione dhe varianti më i lirë kushton 57 mijë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten e të shtunën luhen ndeshjet e xhiros së…