Kim Kardashian e injoroi vazhdimisht Kanye Westin gjatë lojës së djalit të tyre në Kaliforni

30 tetor 2022 | 14:01

Kim Kardashian vazhdoi të dëshmonte se është nëna më elegante, ndërsa ndoqi ndeshjen e fundit të djalit të saj, Saint, gjashtëvjeçar në Calabasas, Kaliforni.

Teksa shikonte të birin nga një karrige, ylli televiziv 42-vjeçar qëndroi sa më larg që të ishte e mundur nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, 45-vjeçar, i cili së fundmi shkëputi marrëdhëniet me Adidas, Balenciaga e shumë marka të tjera.

Biondja mahniti e veshur tërësisht në të zeza, por ajo u pa vazhdimisht duke injoruar ish-partnerin duke qenë se dënoi gjuhën e urrejtjes edhe në rrjete sociale pas komenteve antisemite të reperit.

Pavarësisht stresit për të parë babanë e katër fëmijëve të saj, me të cilët ndan gjithashtu North, nëntë vjeçe, Chicago, katër dhe tre vjeçarin Psalmin, themeluesja e SKIMS u tregua më e ftohtë.

Ajo përfitoi gjithashtu nga rasti për të biseduar me një prind ose mike tjetër, të ulur pranë saj, ndërsa përpiqej të mposhtte nxehtësinë me kostumin elegant.

Kanye nga ana tjetër mori vëmendje me paraqitjen, xhaketën e gjelbër me xhinse blu, e çizme të zeza.

Kim dhe Kanye janë të ndarë që nga viti 2020, pavarësisht se ky i fundit është përpjekur vazhdimisht që të rikthehet me yllin e “The Kardashians”.
Bukuroshja këtë vit gjithashtu shijoi një romancë të re me komedianin Pete Davidson, me të cilin u nda gjatë verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dhënë detaje për motin…