Kim Kardashian inspirohet nga kukulla “Barbie” për dukjen e radhës

30 gusht 2022 | 11:57

Kim Kardashian provoi një ‘look’ të ri kur u shfaq në Instagram pasditen e së hënës (29 gusht).

Diva 41-vjeçare i ngjante një kukulle ‘Barbie’ pasi kishte veshur një mini-fustan rozë me një shpatull, i cili theksonte më së miri belin e saj të hollë, duke shtuar taka Perspex.

Ish-i i Kanye West mbante gjithashtu një çantë shumë të vogël të zezë në dorë.

“Balenci Barbie”, ka shkruar ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” në mbishkrimin e postimit.

Kim u pa duke pozuar pranë një dollapi veshjes në rezidencën e saj Hidden Hills në Kaliforni me rafte veshjesh ngjyrë bezhë në sfond.

Veshja e yllit televiziv ishte nga ‘Balenciaga’, duke treguar këmbët e tonifikuara.

Takat e Kimit dukeshin gjithashtu si takat tipike të kukullës ‘Barbie’ ato ishin të tejduskhem dhe me një rrip para.

Ajo që dukej shumë ndryshe ishin flokët e saj. Kim zakonisht i mban flokët e saj drejt ose të valëzuara.

Këtu ajo huazoi një stil Ivana Trump ku flokët ishin grumbulluar lart dhe binin poshtë në kaçurrela të mëdha.

Por gjithashtu dukej pak i frymëzuar nga Wilma Flintstones në serialin e animuar të viteve 1960, “The Flintstones”.

Ajo mori shumë komente të këndshme në faqen e saj në Instagram sipër postimit në Instagram ku numëron mbi 329 milionë ndjekës.

Ky postim vjen mes pretendimeve që ish-i i saj Pete Davidson është ‘përqendruar te vetja’ pas ndarjes së tyre.

Komediani 28-vjeçar dhe Kim i dhanë fund romancës së tyre pas nëntë muajsh së bashku, dhe Pete tani po përpiqet të bëjë veten të lumtur.

“Pete po fokusohet tek vetja dhe karriera e tij tani dhe po përpiqet ta bëjë veten të lumtur. Ai ka një karrierë të madhe përpara tij dhe ka një ton hekurash në zjarr pas “SNL”, tha një burim për Us Weekly.

Kim, nga ana tjetër, thuhet se është ‘e hapur për takime përsëri’.

Bukuroshja brune – e cila ka North, nëntë vjeç, Saint, gjashtë, Chicago, katër vjeç dhe Psalm, tre, me ish-bashkëshortin Kanye West – tashmë dëshiron të rikthehet në skenën e takimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 25 gusht 2022, ka ndrruar jetë në Suedi, pas…