Kim Kardashiani ende dëshiron ta shpëtojë martesën

07 gusht 2020 | 11:45

Kim Kardashiani dëshiron ta shpëtojë martesën. Edhe pse mediat kanë shkruar se udhëtimi i saj në Cody në Wyoming, kur është filmuar duke qarë, ishte në të vërtetë lamtumira me burrin e saj dhe se me atë rast ajo kishte vendosur t’i tregojë reperit 43-vjeçar se martesa e tyre ka marrë fund.

Por, në fakt, kjo nuk duket të jetë e vërtetë. Burime pranë Kim Kardashianit dhe Kanye Westit kanë zbuluar se ata nuk kanë hequr dorë nga dashuria e tyre.

“Ajo dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për ta shpëtuar martesën e tyre, edhe pse gjithçka është mjaft e ndërlikuar”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina Vjollca është padyshim një ndër moderatoret më të dashura…