Kimi si Putini, foto propagandistike mbi kalë

16 tetor 09:40

Zyra e shtypit të Kim Jong-Un ka nxjerrë disa foto që e tregojnë udhëheqësin e Koresë së Veriut duke kalëruar me madhështi nëpër dëborë, pak a shumë si fotot propagandistike të Putinit, 10 vite më parë.

Fotot e postuara nga media shtetërore e shfaqin udhëheqësin e shtetit të izoluar komunist duke kalëruar nëpër malet më të larta të vendit, që janë gjithashtu “atdheu shpirtëror” i dinastisë së Kimit, Mali Paetku.

Në vitin 2009, presidenti rus, Vladimir Putin, postoi foto shumë të ngjashme si pjesë e propagandës. Por ndryshe nga Kimi, Putin ishte dhe i zhveshur mbi kalë, nga brezi e sipër.

Një nga simbolikat e këtyre fotove, sipas ekspertit për Korenë e Veriut, Xhoshua Pollak, i cili dha një intervistë për Reuters, është për të treguar se regjimi nuk ka më nevojë të kërkojë marrëveshje për të lehtësuar sanksionet ekonomike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bardhyl Mahmuti, politolog “Kurrë nuk kam menduar se do…