Kimmich në ‘radarin’ e Cityt

26 dhjetor 2023 | 17:14

Joshua Kimmich te Manchester City nuk është një opsion i pamundur. Mesfushori gjerman ka një kontratë me Bayern Munchenin deri më 2025, këtë periudhë ka refuzuar shpesh ta rinovojë kontratën aktuale, për këtë arsye largimi i tij diskutohet në shtëpinë e Bayernit, pasi drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta humbasin falas. Jo vetëm kaq por, sipas medieve, Kimmich nuk ka një raport të mirë me trajnerin Tuchel, me këtë të fundit që ka dhënë bekimin e tij për një largim të mundshëm.

Kimmichi është një nga pinjollët e Pep Guardiolas, një lojtar që tekniku portugez e vlerëson shumë. Kimmich shihet nga Guardiola si një opsion në rast se largohet Philippsi. Mesfushori anglez nuk po gjen hapësira te Manchester City, pëlqen të transferohet te Juventusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për ish-deputetin Krasniqi dhe të tjerët…