Kina hap një ndër aeroportet më të mëdha në botë, i kushtoi 11 miliardë dollarë

25 shtator 2019 | 14:28

Presidenti kinez, Xi Jinping, lajmëroi hapjen zyrtare të aeroportit të ri gjigant të sapondërtuar në Pekin. “Sot lajmëroj hapjen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Daxing të Pekinit”, tha Xi Jinping, që është edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak.

I vendosur në rrethin Daxing në Jug të Pekinit, aeroporti i ri pritet të ketë një kapacitet prej 45 milionë pasagjerësh në vit deri në vitin 2022 dhe 72 milionë deri në 2025-ën. Aeroporti i ri synon të ulë mbingarkesën e aeroportit ekzistues të Pekinit që ndodhet në lagjet Verilindore. Me një investim prej 64 miliardë dollarë, aeroporti përmban 4 pista, 268 stenda parkimi dhe një terminal prej 143 hektarësh. Thuasje 1,000 njësi të ndërtimit kanë marrë pjesë dhe në kulmin e punimeve, kishte 50,000 punëtor, shkruan “scantv”.

Aeroporti është qendra më e avancuar e transportit, me nivelin më të lartë të integrimit në botë dhe me metoda të shumta të transportit. Aeroporti mban sistemin më të madh bë botë të menaxhimit automatik të trafikut ajror. Ndërtesa është 100% e gjelbër dhe norma e shfrytëzimit të burimeve të riciklueshme arrin në 16%. Aeroporti mbulohet me rrjetin 5G. Falë ndërtesës së re dhe aeroportit ekzistues të Pekinit, trafiku vjetor në Pekin do të kalojë 250 milionë pasagjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këndet e lojërave dhe fushat sportive janë pjesa më e…