Kina për herë të parë nuk raporton asnjë rast të ri me Covid-19

23 maj 08:43

Autoritetet kineze kanë thënë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus.

Kjo është dita e parë pa raste të reja në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së virusit në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Shteti komunist kishte filluar të shënonte rënie të konsiderueshme të rasteve të infektimit lokal që nga marsi si rezultat i masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes.

Sidoqoftë, më vonë ishte rritur numri i rasteve të ardhura nga vendet e huaja. Në javët e fundit, më së shumti raste të tilla ka pasur në provincat kufitare verilindore, Jilin dhe Heilongjiang.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e…