Kryeministri duhet ta ruajë integritetin e institucionit

23 maj 08:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka komentuar kërcënimin që kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se i është bërë nga “Garda Vullnetare Shqiptare”. Sipas Haradinajt, denocimi i Kurtit është një “axhamillëk” i tij.

“Është një axhamillëk i Kurtit me dalë me postim për këtë. Ka pasur raste kur m’u ka shtuar siguria, sepse më është bërë ndonjë kërcënim. Ekziston një rrezik. Kryeministri që e mbron krejt vendin, nuk duhet të veprojë kështu”, ka thënë Haradinaj për Reporterin.

Haradinaj ka theksuar se sjellja e Kurtit iu duk qesharake. Ai ka thënë se kryeministri e mbron popullin dhe nuk duhet të bëhet viktimë.

“M’u duk qesharake kjo gjë. Kryeministri duhet ta ruajë integritetin e institucionit. Nuk duhet të dalë kryeministri me postime të tilla, e pastaj ta ndërlidhë me Gjykatën Kushtetuese. Në kohën e internetit këto gjëra janë bërë të lehta. Duke qëndruar pas koftorit, lehtë është të luftosh, thoshim ne në luftë”, ka shprehur mendimin Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që…