Kina regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

31 dhjetor 2020 | 17:10

Kina  ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit. Personi i infektuar është një 23 vjeçare që erdhi nga Britania në Shangai më 14 dhjetor.

Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë tha se ky rast paraqet kërcënim me potencial të madh për përpjekjet e shtetit për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së virusit.

Varianti i ri i koronavirusit, për të cilin ekspertët thonë se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar, ka bërë që shumë shtete të vendosin kufizime për  personat që vijnë nga Britania. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kina.

Autoritetet kineze thanë se pacientja e prekur nga varianti i ri është shtruar në spital pas arritjes në aeroport për shkak se kishte disa simptoma.

Kina ka ndaluar pa afat të caktuar udhëtimet nga Britania dhe drejt Britanisë nga 24 dhjetori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin shkurt është përuruar shtatorja e kampiones olimpik Majlinda…