Kina sot raportoi vetëm një rast me COVID-19

05 maj 2020 | 08:17

Kina ka publikuar sot raportin e 24 orëve të fundit të të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve nga COVID-19. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë regjistroi një rast të ri të virusit Korona të konfirmuar në Shanghai dhe 15 raste të reja asimptomatike, raporton CNN.

Sipas këtij komisionit në fjalë, asnjë vdekje dhe asnjë rast i ri i dyshuar nuk u regjistruan të hënën.

Rasti i Shanghai u klasifikua i importuar, ndërsa 15 infeksionet e reja asimptomatike ishin raste lokale. Deri më tash Kina ka raportuar 82 881 raste të konfirmuara me virusin Korona, kurse janë shëruar nga ky virus 77 853 raste persona e 4 633 njerëz kanë vdekur.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” do të realizohet…