Kina vendos 103 avionë luftarakë drejt Tajvanit

18 shtator 2023 | 15:40

Ministria e Tajvanit tha në një deklaratë se 103 avionë luftarakë dhe nëntë anije u zbuluan rreth ishullit të saj brenda 24 orëve që përfundonin në orën 6 të mëngjesit të së hënës.

40 prej avionëve ose kishin kaluar vijën mesatare që qëndron si një kufi de facto midis Kinës dhe Tajvanit në ngushticën e Tajvanit ose zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore, tha ai.

Kina është zotuar të marrë Tajvanin me forcë, gjë që ka rritur tensionet në rajon dhe me aleatët demokratikë të Taipeit, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ministria tajvaneze theksoi se 103 fluturimet e vendosura nga Kina përfaqësojnë “një nivel të lartë të kohëve të fundit dhe kanë paraqitur sfida të rënda për ngushticën e Tajvanit dhe sigurinë kombëtare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët nga Turqia do t’i kryejnë 16 operacione tek fëmijët…