Kinematografia prizrenase me një projekt të ri: “Përtej Varfërisë” nga ‘Puls Media Production’
Kinematografia prizrenase tashmë ka një projekt të ri përpara publikut. ‘Puls Media Production’ ka lansuar serialin e saj të parë, të titulluar “Përtej Varfërisë”, një projekt që trajton tema sociale si vuajtja, sakrifica dhe mbijetesa familjare. Ky serial sjell një histori prekëse dhe shumë reale për shoqërinë, duke reflektuar sfidat e jetës dhe përpjekjet për të mbijetuar në kushte të vështira.
Në këtë projekt performojnë aktorë të njohur si Bedi Kiqina, Hasan Murseli, Advan Halili, Blerim Gashi, Blenda Morina, Besnike Aliaj, Tiola Balaj së bashku me aktorë të tjerë të suksesshëm.
Episodi i parë i serialit ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme dhe është pritur shumë ngrohtë nga publiku. Krijuesit e projektit premtojnë se me episodet e ardhshme shikueshmëria do të rritet dukshëm.



