Kirurgjia e Fëmijëve pajiset me ultrazë të ri

14 shtator 2018 | 13:55

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se Kirurgjia e Fëmijëve pas 18 vitesh është pajisur me ultrazë të ri.

Ai ka thënë se tani e tutje fëmijët do të mund të marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë.

“Fotografi që nuk duan shumë fjalë. I pari është ultrazëri i vjetër me të cilin është shërbyer Kirurgjia e Fëmijëve për 18 vite, ndërsa i dyti ultrazëri i ri që kemi blerë për këtë klinikë. Krahasimin bëjeni ju. Fëmijët tanë tani do të mund të marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë. Urime të gjithëve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Uran IsmailiFotografia e Uran IsmailiFotografia e Uran Ismaili/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Garip Sahiti Ballkani (ose Gadishulli i Ballkanit) është një rajon…