Kirurgu nga Beogradi licencohet për të operuar në Gjakovë

13 shkurt 2018 | 21:20

Shoqata e Kirurgëve të Përgjithshëm dhe  Abdominale, me anë të një komunikate për medie ka reaguar lidhur me qasjen jo të matur të institucioneve, sipas tyre me  prapavi denigrues,  shantazhuse, kërcënuese dhe njëanshmëri e disa medieve në rastin e Dr. Rifat Bajramit dhe Dr. Enver Fekaj.

Ky reagim vjen po ashtu lidhur me licencimin e mjekut Nenad Ivončevič  nga Beogradi  për operim  të  pacientit në  spitalin e Gjakovës. “Njëherësh reagojmë ashpër ndaj licencimit të mjekut Nenad Ivončevič  nga Beogradi  për operim  të   pacientit në  spitalin e Gjakovës. Reagimi vjen  për shkak të  licencimi të  mjekut nga Beogradi,  për gjoja se   operacione  të  tilla si reseksioni  i lukthit  nuk realizohet në Kosovë nga kirurget kosovar. Sa për informatë  operacionet e tilla  të lukthit në Kirurgjinë  Abdominale  në nivelin sekondar dhe terciar   realizohen me sukses në mënyrë rutinore në nivel vendi”, është thënë në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate, nëse stafi kirurgjik në Spitalin  Kirurgjik  të  Gjakovës, ka pasur  nevojë për përkrahje profesionale për  këtë lloje operacioni, u është ofruar ndihmë. “Ne si shoqatë e kirurgëve të përgjithshëm dhe abdominal kemi qenë dhe jemi  të gatshëm  edhe në të ardhmen t’ ju dalim  në ndihmë si staf kirurgjik. Andaj arsyetimi i Ministrisë së Shëndetësisë  dhe  Bordit për  licencim, se operimi i tillë i lukthit nuk mund të realizohet në Kosovë, është i  pavërtetë  dhe denigrues për Shoqatën e  Kirurgëve të Përgjithshëm dhe  Abdominale të  Kosovës dhe poashtu denigrues për shëndetësinë  kosovare në përgjithësi”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka rrëfyer përpjekjet e tij…