Kisha duhet të veprojë

22 prill 2019 | 15:11

Christoph Strack

Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre Dame, mbetën me gojë hapur kur panë se kryqi ende qëndronte, gati me shkëlqimin e mëparshëm.

Katastrofa në Notre Dame ka tërhequr në një farë forme tërë vëmendjen e opinionit drejt kishës. Vëmendjen e besimtarëve por edhe atyre që nuk besojnë, sepse Franca u godit në themelet e saj. Notre Dame ishte një prej simboleve evropiane… Kryqi i Notre Dame mbeti si simbol i botës dhe traditave të krishtera në Evropë.

Askush më nuk flet për dhunën seksuale dhe abuzimet e njerëzve të kishës, madje as për grupimet dhe luftën mes grupeve të ndryshme në kishën katolike. Ndërkohë që kisha katolike e Romës gjendet në momentet më të vështira të respektit ndaj saj. Në Australi është dënuar një kardinal me burg, për shkak të abuzimeve. Në Francë është nën masa arresti një tjetër, për shkak të keqpërdorimeve. Papa Françesku ka liruar një kardinal dhe shumë peshkopë nga postet e tyre. Rastet janë shumë të njohura. Besimin ka humbur shumëkush. Ndërsa kisha po përpiqet të mësojë të jetë e sinqertë.

Po çfarë ka një kishë e këtillë të thotë në këto momente? Kryqi që ka mbijetuar në Notre Dame paraqet një simbol që na rikthen tek gjërat më të rëndësishme. Ai simbolizon një prej ngjarjeve qendrore të Pashkëve, mbijetesën e vdekjes. Ky është një simbol i besimit të krishterë.

Por nëse kisha mendon ta rikthejë respektin dhe besimin, atëherë duhet të kuptojë seriozisht mesazhin e kryqit. Në kohën e romakëve vdekja në kryq ishte më e trupshmja, simbol i vuajtjeve.

Papa Françesku dhe nëpunësit në kishë duhet të jenë tani shumë konkret. Françesku i ka dalë në mbështetje fëmijëve të abuzuar por edhe emigrantëve në gjendje të rëndë. Ai është i prekur edhe me forma të ndryshme të skllavërisë, që ekzistojnë edhe sot në kohën e Pashkëve. Kisha duhet të veprojë në këto momente të festës, duhet të veprojë me masa konkrete, sepse kjo është kohë e populizmave dhe fjalëve. Kjo duhet të shtrihet prej mbështetjes në kohën e Pashkëve e deri tek dëmshpërblimi financiar i atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale.

Kisha e ka humbur besimin e këtyre personave si instanca më e lartë morale. Por ajo mund të mbështetë personat e prekur. Para 2000 vitesh të gjitha kanë filluar me një ringjallje. Këtë na kujton sot edhe kryqi në Notre Dame. Kisha tani duhet të veprojë./dw/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema është bërë lojtari i parë i Real Madridit,…