
Kisha e varrezave të Bergamos, më në fund bosh
19 prill 2020
| 08:16
“Kisha e varrezave të Bergamos, më në fund bosh”. Janë këto fjalët që shoqërojnë një foto që është një simbol i shpresës, publikuar nga kryetari i Bergamos, Giorgio Gori në “Facebook”.
Javët e fundit kisha e varrezave ishte shndërruar në një mort me arkivole sepse kishte shumë vdekje nga virusi “Korona” në qytet dhe krematoriumi në shërbim ditë e natë nuk ishte i mjaftueshëm.
Që prej asaj kohe ka filluar transporti i arkivoleve, me kamionë të ushtrisë, drejt qyteteve të tjera.
Por kjo është edhe shpresë për ditët e ardhshme.
Në provincën Bergamo numri i infeksioneve dhe vdekjeve gjithashtu ka filluar të bie.
Italia u bë pas Kinës, vatra e kuqe e pandemisë së COVID-19. Shenjat e përmirësimit kanë nisur.