Mbi 100 000 viktima nga virusi “Korona” në Evropë

19 prill 2020 | 08:13

Pandemia e virusit “Korona” ka lënë të vdekur më shumë se 100 000 evropianë, gati dy të tretat e vdekjeve të lidhura me COVID-19 në të gjithë botën, sipas një raporti të AFP-së nga burime zyrtare.

Me një total prej 100 501 vdekjesh (1 136 672 raste), Evropa është kontinenti i goditur më rëndë nga pandemia e COVID-19, e cila ka shkaktuar deri tani 157 123 njerëz në të gjithë botën.

Italia (23 222) dhe Spanja (20 043) janë vendet më të prekura në Evropë, të ndjekura nga Franca (19 323) dhe BM (15 464). Në të gjithë botën janë identifikuar të paktën 2 281 334 raste me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të shëruar nga COVID-19 në të gjithë…