Kjo biznesmene thotë se ishte e abuzuar kur ishte adoleshente

23 gusht 2020 | 18:50

Biznesmenja e njohur, Paris Hilton, ka folur për gjëra të panjohura rreth jetës së saj. Ajo në kanalin e saj Youtube, ka treguar edhe për abuzimin që i është bërë sa ka qenë adoleshente.

Deklaratat e saj kanë bërë bujë të madhe pasi, ajo ka treguar se që nga mosha e re si fëmijë ka qenë e abuzuar si fizikisht ashtu edhe emocionalisht në shkollë, për që e ka mbajt sekret këtë gjë deri me tani.

“E kam fshehur të vërtetën time shumë gjatë, por jam krenare me veten pasi jam bërë më e fuqishme se qe kam qenë. Njerëzit mendojnë se gjithçka në jetën time ka qenë e lehtë për mua, tani unë dua t’i tregoj botës të vërtetën time”.

“Stafi në shkollë na thoshte gjëra të tmerrshme”.

“Ata më bënin vazhdimisht të ndihesha keq me veten time dhe më ngacmonin mua. Unë mendoj se këtë e bënin me qellim për të me poshtuar . Ata ishin abuzivë fizikisht, duke na goditur dhe përndjekur. Ata donin të ngjallnin frikë tek fëmijët, kështu që ne të frikësoheshim shumë në mënyrë që ne të ju bindemi” , ka thënë ajo në një video të publikuar në kanalin e saj zyrtar në Youtube.

Hilton gjithë atë që e ka kaluar e sheh si një ankth që tashmë ka përfunduar dhe se ndihet emocionalisht e qetë pasi thotë se tashmë nuk do të ketë sekrete për jetën e saj, shkruan TMZ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Pepe Reina do të jetë lojtari më i ri…