Kjo erë e fortë

03 korrik 10:53

Pal Ndrecaj

 

Ora ka vajtur vonë dhe unë nuk kam gjumë

një erë e fortë përplas degët e kujtimeve

ajo barka që mëdyshej mes valëve në lumë

s’la gjurmë në ujë po në fytyrën time

 

Lart në kodër një zjarr i madh

ndez krandet e tërë botës

mbledhur aty pak nga pak

 

O mos i shpini këto që u thyen

sonte tek unë

mos

se do të mbulohet bota në tym të zi

 

(Nga libri “Nëpër galaktikën që e ke krijuar vetë”, “Armagedoni”, Prishtinë, 2019)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mendoj se rrëfimtarët dhe poetët kurrë nuk do të mund…