
Kjo është arsyeja pse Rrahmani ishte në stërvitjen e Rapidit
Albion Rrahmani ishte i pranishëm në seancën stërvitore të Rapid Bukuresht të enjten dhe kjo ka nxitur menjëherë reagime te tifozët dhe mediat në Rumani. Sulmuesi i Kosovës në miqësoret e qershorit ka realizuar pesë gola në dy ndeshje, aktualisht është lojtar i Sparta Pragës në Çeki.
Mediat në Rumani janë habitur me paraqitjen e tij në stërvitjen e fundit të Rapidit të Bukureshit, skuadra nga ku ai kaloj për 5 milionë euro në Çeki, duke spekuluar nëse sulmuesi kosovar po rikthehej në klubin rumun. Sulmuesi kosovar pati disa minuta bisede me ish-bashkëlojtarët derisa klubi i bëri disa fotografi dhe i postoj në internet. Kaq ka mjaftuar që tifozët të vërshonin rrjetet sociale të klubit për të kërkuar rikthimin e tij, por portali sportiv në Rumani, “Pro Sport” tregoj arsyen e vërtetë të Rrahmanit te Rapidi. “Rrahmani nuk erdhi në Rumani për të arritur një marrëveshje të re me klubin.
Sulmuesi shfrytëzoi ditët e tij të pushimit dhe erdhi të takoj doktorin Vlad Georgeanu, ai që e operoi me sukses në vjeshtën e vitit 2023, kur ai luante për skuadrën. Në atë kohë, Albion Rrahmani kishte pësuar një frakturë në fibulë në një ndeshje që luajti për ekipin kombëtar të Kosovës kundër ekipit kombëtar të Andorrës”, shkruan “Pro Sport”.