Kjo është arsyeja se pse u bë pjesë e “Big Brother VIP” Beniada

23 mars 2022 | 15:51

Beniada Nishani ka qenë një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Modelja mori vëmendjen me thjeshtësinë që e karakterizonte ndërsa vazhdon të jetë në fokus të mediave edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Tashmë, Beniada ka nisur karrierën si moderatore dhe është zhvendosur përfundimisht në Shqipëri. Së fundmi, modelja i është përgjigjur interesit të fansave të saj se pse hyri në BB.

Ajo thotë se ishte mënyra e vetme për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar.

“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time. Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj.

Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës pritet të…