Kjo është deklarata e Valon Berishës për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit

19 nëntor 2018 | 18:44

Mesfushori Valon Berisha e ka vlerësuar Azerbajxhanin si skuadër favorite për shkak të përvojës, por se sipas tij fitorja ndaj Maltës i ka dhënë më shumë motiv “Dardanëve” për të arritur edhe një tjetër fitore.

Ndeshja në mes Kosovës dhe Azerbajxhanit zhvillohet nesër nga ora 20:45.

“Ajo ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm  për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore. Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollist edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore. Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, ka deklaruar Berisha.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur edhe njëherë për…