Kjo është deklarata e Poulsenit para miqësores me Kosovën

21 mars 2019 | 15:18

Sulmuesi i RB Leipzigut, Yussuf Poulsen, ka thënë se Danimarka duhet të luaj për fitore në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës.

“Ndeshja kundër Kosovës është një mundësi e përsosur për të rihyrë në stilin e kombëtares dhe në të njëjtën kohë të fitojmë besim për kualifikimet e kampionatit evropian, ku të martën luajmë kundër Zvicrës”, ka thënë Poulsen për “sport.tv2.dk”.

“Mendoj se ne nuk duhet t’i ndajmë ekipet. Ndaj të gjithëve duhet të luajmë njëjtë dhe të luftojmë deri në fund. Nuk ka rëndësi nëse do të takohemi me Kosovën apo me Gjermaninë”, ka deklaruar Poulsen.

Ndeshja miqësore Kosovë-Danimarkë fillon në orë 19:00.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë Popullore Evropiane kanë vendosur përjashtimin e partisë simotër hungareze…