Kjo është dhurata që ka marrë Bebe Rexha nga Kim Kardashian për Vitin e Ri

27 dhjetor 2019 | 16:19

Teksa u ka uruar së fundmi fansave festat e fundvitit përmes disa imazheve të publikuara, e njëjta ka treguar edhe për dhuratat që ka arritur të marrë këtë fundvit.

Ndër to, Bebe Rexha ka pranuar një dhuratë speciale edhe nga bukuroshja me famë botërore, Kim Kardashian.

Kjo e fundit i ka dhuruar artistes një shqiptare një set nga koleksioni i saj më i ri i kozmetikës, si dhuratë për festat e fundvitit, përcjell Telegrafi.

Ka qenë vet këngëtarja 30-vjeçare, ajo e cila publikoi në InstaStroy një pamje të dhuratës së marrë nga Kardashian, të cilën e ka falënderuar përzemërsisht.

Rexha po e përmbyll këtë dekadë me suksese të shumta në tregun ndërkombëtar. Vetëm këtë vit ajo llogaritet të jetë artistja e 13-të femër më e dëgjuar gjatë vitit.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e fundit të vitit 2019, shqiptarët do t’i…