Kjo është gjendja e pacientëve me  Covid në QKUK dhe spitale

05 dhjetor 2021 | 10:31

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se nga raportimet e klinikave Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, rezulton se 11 pacientë të konfirmuar me Covid, janë në trajtim mjekësor. Po ashtu, sipas ShSKUK-së, 23 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar si post-Covid.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, ndërsa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është një pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë  post-Covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 4  pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati britanik dhe profesori në Universitetin e Cambridgeit, Timothy Less,…